O Prindi im Qiellor…

O Prindi im Qiellor…

Nga Gaqo Apostoli Oh, sa më ka marrë malli për Ty, O Prindi im Qiellor !Më thuaj, të lutem, çfarë po ndodh me mua kështu ? Mendimet më përplasin pa mëshirë,Nga akulli i një politike vrastare,Në zjarrin e një dashurie të dlirë. I mbështetur në shpatullat e ditëve plot shqetësime,Nën zjarret e mendimeve që koha i ndez,Me mall kujtoj vitet e jetës sime,Mes këtyre Njerëzve të Mirë. Pranë të cilëve u linda, dhe …Pranë të cilëve do të vdes. Për një çast, o Prindi Im Qiellor,Humbas i tëri në këtë botë yjore ndërtuar nga Ti,Ku edhe ligjet gjejnë shpjegime… Kërkoj në yllësitë që mbi tokë ndërtuan njerëzitDhe, gjej se ndër më të bukurat,Mbetet Yllësia e Shqiptarisë,E Shtëpisë Sime.*Unë ndjej,O Prindi Im Qiellor,Se që nga lart,...