Një legjendë shqiptare ngjitet në skenë, opera “Rozafa” vjen në premierë botërore

Një legjendë shqiptare ngjitet në skenë, opera “Rozafa” vjen në premierë botërore

Nga Julia Vrapi Në nga legjendat më të njohura shqiptare, “Rozafa”, vjen në skenë përmes një vepre të re operistike. Opera me muzikë nga Ndoc Pistulli dhe libret nga Zef  Zorba sjell ndërthurjen e legjendës, historisë dhe artit muzikor në një interpretim skenik. Vepra do të prezantohet për herë të parë për publikun në kuadër të premierës botërore, duke mbledhur në skenë solistë, Orkestrën Simfonike dhe Korin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Vepra do të vijë në skenën operistike me regji e skenografi nga Andis Gjoni, ku mbrëmjen e 22 korrikut shënon premierën botërore. Një vepër e shkruar dhe kompozuar në vitin 1969, që do të vijë në skenë dhe si një nga momentet e veçanta këtë sezon për publikun. Në materialin shpjegues...