Nis restaurimi i Kullës së Turanit, monumenti i kulturës unik në juglindje, rrezikonte shkatërrimin

Nis restaurimi i Kullës së Turanit, monumenti i kulturës unik në juglindje, rrezikonte shkatërrimin

Kulla e Turanit, një prej monumenteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në juglindje të Shqipërisë, ka dalë tashmë nga lista e objekteve me rrezik të lartë shembjeje. Pas shqetësimeve të ngritura muaj më parë për gjendjen e amortizuar të saj, kanë nisur punimet për konsolidimin dhe restaurimin e këtij monumenti kulture. Kulla prej vitesh paraqiste probleme serioze, veçanërisht në çati dhe në pjesën e qemerit, duke rrezikuar dëmtimin e mëtejshëm të saj. “Punimet kanë hyrë në fazën e parë të ndërhyrjes, e cila pritet të zgjasë rreth katër muaj. Kjo fazë do të mundësojë nxjerrjen përfundimtare të monumentit nga rreziku i shembjes, ndërsa më pas do të vijojë faza e dytë, e fokusuar në restaurimin e elementëve arkitektonikë dhe rikthimin e vlerave autentike të...