Nis magjia e Eurovision 2026, Shqipëria zbret në skenë të enjten, si të votoni për “Nan”
Qyteti i Vjenës është veshur me ngjyrat dhe moton “Të Bashkuar nga Muzika” për të mirëpritur edicionin e 70-të të Eurovision Song Contest. Nën dritat e sallës ikonike Wiener Stadthalle, 35 shtete do të garojnë për kurorën e kontinentit, në një vit që sjell rregulla të reja dhe emocione të forta. Plot 11 vjet pas organizimit të fundit, Austria është sërish mikpritëse e eventit më të madh muzikor evropian, pas fitores së këngëtarit JJ në vitin 2025. Alis dhe mesazhi i këngës “Nan” Shqipëria do të përfaqësohet këtë vit nga këngëtari Alis me këngën “Nan”, e cila mbart një mesazh të fuqishëm dhe universal mbi figurën e nënës në familjen shqiptare. Performanca e tij në skenë është cilësuar si një ndërthurje e thjeshtësisë së tekstit...
Burimi:
javanews.al