Ngritet flamuri i Kosovës në Fshatin Mesdhetar të Tarantos
Flamuri i Kosovës është ngritur në Fshatin Mesdhetar të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, në prag të hapjes zyrtare të këtij eventi ndërkombëtar sportiv. Në ceremoninë e ngritjes së flamurit morën pjesë shefja e misionit, Rejhan Halili, zëvendësshefi i misionit, Jeton Rudari, si dhe pjesëtarë të ekipit të Kosovës. Flamujt e të gjitha shteteve pjesëmarrëse do të valojnë gjatë gjithë kohës së zhvillimit të Lojërave Mesdhetare. Ceremonia zyrtare e hapjes së Taranto 2026 do të mbahet më 21 gusht, në orën 20:15, në stadiumin “Iacovone” të Tarantos./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com