Filmi “DUA” do të hapë edicionin e 18-të të PriFest
Filmi kosovar “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, do të hapë edicionin e 18-të të PriFest – Prishtina International Film Festival, më 8 shtator në Prishtinë. Sipas organizatorëve, rikthimi i filmit në Prishtinë ka një domethënie të veçantë, pasi historia e tij është e lidhur me Kosovën dhe periudhën e vështirë të viteve ’90. Filmi ndjek adoleshencën, miqësinë, identitetin dhe rezistencën, përmes historisë së një vajze 13-vjeçare në Prishtinën e asaj kohe. Në kastin e filmit janë Pinea Sylejmani, Vlera Bilalli, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Sylejmani, Andi Bajgora, Fiona Abdullahu dhe Arben Bajraktaraj. “DUA” është bashkëprodhim i Kosovës, Zvicrës dhe Francës, me skenar nga Blerta Basholli dhe Nicole Borgeat, montazh nga Enis Saraçi dhe drejtore fotografie Lucie Baudinaud. Filmi pati premierën botërore në Seksionin...
Burimi:
kultplus.com