Kosovë–Turqi, thellohet bashkëpunimi në sport dhe rini
Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur në takim kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Dr. Cemil Tugay, i cili po zhvillon vizitën e tij të parë në Kosovë, së bashku me delegacionin e Shoqatës për Art, Kulturë dhe Turizëm Kosova në Izmir. Takimi u zhvillua në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit të nisur gjatë vizitës së ministrit Gashani në Izmir në muajin maj. Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit në sport, përmes shkëmbimit të sportistëve dhe përvojave në disiplina të ndryshme, si dhe krijimi i mundësive të reja në fushën e rinisë, ekonomisë dhe infrastrukturës sportive. Ministria e Sportit dhe Rinisë vlerëson se thellimi i bashkëpunimit me Izmirin do të krijojë mundësi të reja për të rinjtë dhe sportistët, duke...
Burimi:
kultplus.com