Nga kërkimi shkencor te libri, Tirana pret edicionin e pestë të Panairit të Librit Akademik dhe Shkencor
Nga Julia Vrapi Botime akademike, autorë dhe institucione kërkimore do të prezantohen këtë vit në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor. Ky panair ofron një mundësi për të shkëmbyer ide, përvojë dhe njohuri, duke sjellë rreth 40 institucione nga Shqipëria dhe jashtë saj. Panairi i Librit Akademik dhe Shkencor vjen në edicionin e pestë dhe këtë vit zhvillohet në Tiranë dhe bashkon studiues, autorë dhe institucione kërkimore nga gjithë hapësira shqiptare. Nga Akademia e Shkencave bëhet me dije se panairi do të zhvillohet në datat 22-24 prill. “Panairi ka një prani të gjerë të rreth 40 institucioneve kërkimore, enteve botuese, Institucioneve të Arsimit të Lartë brenda e jashtë vendit, duke synuar që të bëjë të njohura arritjet më cilësore në botimet akademike, shkencore dhe...
Burimi:
sot.com.al