Nebih Muriqi përmes “Shtegtimit”, trupi dhe hapësira në një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Kosovës
Vepra e artistit të njohur kosovar Nebih Muriqi (1943–2024) është në fokus të ekspozitës “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”, që po prezantohet në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Ndër veprat e ekspozuara është edhe “Shtegtimi”, një punim i cili, përmes figurës njerëzore dhe imazheve simbolike, trajton tema të kalimit, migrimit dhe tranzicionit. Në një fushë kryesisht të gjelbër shfaqen dy figura pothuajse të fshira, trupat e të cilave duket se shkrihen me peizazhin përreth. Sipas konceptit të ekspozitës, Muriqi e ndërthur në veprat e tij përvojën e jetuar, dëshirat dhe temat shoqërore, duke i shndërruar figurat njerëzore, peizazhet dhe fragmentet e natyrave të qeta në kompozime të dendura pikturale. Në ekspozitë janë përfshirë edhe vizatimet “Njeriu dhe hapësira I” dhe “Njeriu dhe...
Burimi:
kultplus.com