Nga arbëreshët te “Hyjnesha në fron”, temat që sjell Seminari i 44-të

Nga arbëreshët te “Hyjnesha në fron”, temat që sjell Seminari i 44-të

Në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare në Prishtinë ka nisur edicioni i 44-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, një prej ngjarjeve më të rëndësishme dhe më jetëgjata të albanologjisë. Seminari organizohet nga Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës dhe Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë i Universitetit të Tiranës dhe do të zhvillohet nga 17 deri më 28 gusht 2026. Edicioni i sivjetmë i kushtohet 300-vjetorit të vendosjes së arbneshëve në Zarë të Kroacisë, si dhe folësve të fundit të gjuhës shqipe në Mandricë të Bullgarisë, përcjell KultPlus. Në kuadër të programit do të trajtohet në mënyrë shkencore edhe “Hyjnesha në fron”, një nga gjetjet më të rëndësishme arkeologjike në Kosovë. Po ashtu, Seminari do të shënojë 20-vjetorin e vdekjes së...