“New Generation” në Rame Lahaj International Opera Festival – Një javë që formësoi zërat e së nesërmes

“New Generation” në Rame Lahaj International Opera Festival – Një javë që formësoi zërat e së nesërmes

Dilara Sollova Për gjashtë ditë me radhë, nga 18 deri më 23 korrik, hapësirat e Rame Lahaj International Opera Festival u shndërruan në një qendër intensive të zhvillimit artistik, ku këngëtarë të rinj nga Kosova, Shqipëria dhe vende të tjera patën mundësinë të punojnë nën udhëheqjen e tenorit italian Dario Russo, i shoqëruar në piano nga Jess Rucinski. Masterclass-i, tashmë një nga programet më të rëndësishme edukative të festivalit, u kurorëzua me koncertin “New Generation”, një mbrëmje që solli në skenë frytin e punës së përkushtuar, disiplinës dhe pasionit të artistëve të rinj. Koncerti nuk ishte thjesht një prezantim i arieve të njohura të repertorit operistik. Ai ishte një dëshmi e procesit artistik që zhvillohet prapa skenës, i orëve të gjata të punës, kërkimit të...