Në RLIOF sonte do të prezantohen Young Classics, këtë vit më e pasur se kurrë 

Në RLIOF sonte do të prezantohen Young Classics, këtë vit më e pasur se kurrë 

Nën dirigjimin e Vehbi Shoshollit, në skenë do të ngjiten pianisti i ri virtuoz Ermes Balili, sopranot Ana Tafani dhe Anita Kerhani, tenori Rizah Jahaj, si edhe solistet e talentuar të shkollës së muzikës “Amadeus”, Elsa Halilaj, Anna Krasniqi dhe Urata Muhadri Young Classics, mbrëmja e dedikuar audiencave të së ardhmes dhe jo vetem, vjen këtë vit më e pasur se kurrë, bëhet e ditur nga Rame Lahaj International Opera Festival, mbrëmje që do të mbahet sonte prej orës 20:00 në hapësirën e jashtme të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. “Në bashkëpunim me Orkestrën dhe Korin e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ky aktivitet do t’i japë brezit të ri të artistëve, mundësinë për të sjellië në skenë, një program plot ngjyra dhe gjallëri, duke udhëtuar...