Ndërhyrjet në Kalanë e Kaninës, drejt përfundimit faza e punimeve

Ndërhyrjet në Kalanë e Kaninës, drejt përfundimit faza e punimeve

Nga Julia Vrapi Kalaja e Kaninës, e cilësuar si një nga objektet më të njohura të trashëgimisë kulturore e historike në Vlorë, po i afrohet përfundimit të punimeve restauruese dhe përmirësimit të infrastrukturës. Ndërhyrjet synojnë ruajtjen e vlerave historike të këtij monumenti, si dhe krijimin e kushteve më të mira për vizitorët, që do të eksplorojnë këtë pasuri të rëndësishme të trashëgimisë. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja gjatë këtyre ditëve solli në vëmendje ndërhyrjet në Kalanë e Kaninës, duke u ndalur dhe te promovimi i trashëgimisë kulturore në vend. “Drejt përfundimit punimet në Kalanë e Kaninës, e cila po përgatitet të mirëpresë vizitorët me infrastrukturë të përmirësuar dhe kushte më të mira për eksplorimin e kësaj pasurie të vyer të trashëgimisë kulturore....