Ndahet nga jeta Franco Baresi, ikona e Milanit dhe futbollit italian

Ndahet nga jeta Franco Baresi, ikona e Milanit dhe futbollit italian

Futbolli italian është në zi pas ndarjes nga jeta të Franco Baresit, njërit prej mbrojtësve më të mëdhenj në historinë e sportit dhe simbolit të AC Milanit. Legjenda italiane u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare, pas një periudhe me probleme shëndetësore. Lajmin e hidhur e konfirmoi vetë AC Milan përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale. “Historia e Milanit është në lot për ndarjen nga jeta të Franco Baresit. Shembulli i tij, personaliteti dhe vlerat e tij do të mbeten përgjithmonë, ashtu si fanella e tij me numrin 6, pjesë përbërëse dhe themelore e ADN-së dhe rrugëtimit të klubit tonë”, thuhet në reagimin e klubit. Franco Baresi e kaloi të gjithë karrierën e tij profesionale me fanellën e Milanit, duke zhvilluar mbi 700 ndeshje...