Ndahet nga jeta aktori i njohur Koço Qendro, ikona e teatrit dhe kinematografisë shqiptare

Ndahet nga jeta aktori i njohur Koço Qendro, ikona e teatrit dhe kinematografisë shqiptare

Është ndarë nga jeta aktori i njohur Koço Qendro, një prej emrave më të rëndësishëm të teatrit, estradës dhe kinematografisë shqiptare, i cili lë pas një kontribut të jashtëzakonshëm artistik të ndërtuar përgjatë më shumë se gjashtë dekadave. I lindur më 15 maj 1927 në Senicë të Delvinës, Koço Qendro e ndërtoi jetën dhe karrierën e tij artistike në Korçë, ku u bë një nga themeluesit dhe figurat më përfaqësuese të teatrit dhe estradës profesioniste. Me qindra role të interpretuara në teatër dhe në kinematografi, ai u shndërrua në një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar. Një nga interpretimet më të spikatura të karrierës së tij mbetet ai i Harpagonit në komedinë “Kopraci” të Molierit. Qendro e solli këtë personazh në skenë në...