Muzeut Historik Kombëtar i rikthehet shkëlqimi, finalizohet restaurimi i plotë i fasadës
Fasada e Muzeut Historik Kombëtar ka përfunduar restaurimin. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale ku shihen edhe ndërhyrjet e kryera dhe rezultati. Ai bën me dije se tani do të vijohet me fazat e tjera të përforcimit struktural, rimuzealizimit dhe rikonceptimit të institucionit. “Zbulohet fasada e Muzeut Historik Kombëtar pas përfundimit të restaurimit të plotë të saj, duke shënuar një moment të rëndësishëm në procesin kompleks të rikonstruksionit dhe konservimit të këtij monumenti kulture të kategorisë së II-të. Pas përfundimit të restaurimit të mozaikut monumental në kuadër të projektit të parë të programit EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS, tashmë finalizohet edhe ndërhyrja në të gjithë fasadën, duke garantuar...
Burimi:
javanews.al