Mungesa e instrumenteve muzikore në shkollat në Tiranë, pengesë për edukimin muzikor

Mungesa e instrumenteve muzikore në shkollat në Tiranë, pengesë për edukimin muzikor

Nga Julia Vrapi Instrumentet muzikore në shkolla janë një domosdoshmëri për edukimin muzikor, por sot mungojnë në shumicën e tyre. Problemi i mungesës së instrumenteve muzikore në shkolla, si dhe një sërë çështjesh të tjera me në fokus lëndën e muzikës u trajtuan në tryezën e rrumbullakët “Muzika -Mësuesit dhe nxënësit” në Universitetin e Arteve në Tiranë. Në përfundim të praktikës mësimore të studentëve të programeve “Kompozicion dhe Mësuesi”, “Dirigjim dhe Mësuesi” dhe “Pedagogji Muzikore” (Bachelor dhe Master), këto ditë në Lektoriumin e Fakultetit të Muzikës u zhvillua tryeza e rrumbullakët me temë “Muzika- Mësuesit dhe nxënësit”. Nën drejtimin e pedagogëve Prof. As. Dr. Manjola Tërshana dhe Prof. As. Dr. Holta Sina, studentët referuan mbi përvojën e tyre gjatë zhvillimit të praktikës mësimore në lëndën...