Mitsotakis përgëzon Christopher Nolanin për suksesin e “Odiseas”: Filmi sjell trashëgiminë greke në ekranin botëror
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka zhvilluar këtë javë një bisedë me regjisorin britanik Christopher Nolan, duke e përgëzuar për suksesin e adaptimit të tij kinematografik të poemës epike të Homerit, “Odisea”. Gjatë video-thirrjes, Mitsotakis e falënderoi Nolanin për sjelljen e veprës homerike në ekranin e madh dhe për kontributin që filmi po jep në rritjen e interesit ndërkombëtar për kulturën dhe trashëgiminë e lashtë greke. Sipas zyrës së kryeministrit grek, Mitsotakis vlerësoi se prodhime të tilla krijojnë një urë lidhëse mes trashëgimisë së pasur kulturore të Greqisë dhe krijimtarisë bashkëkohore. Kryeministri shprehu gjithashtu kënaqësinë për faktin se një pjesë e konsiderueshme e filmit është xhiruar në Greqi, duke theksuar rëndësinë e promovimit të peizazheve dhe historisë së vendit përmes kinemasë ndërkombëtare. Adaptimi i “Odiseas”...
Burimi:
kultplus.com