Misteri i Bermudës zgjidhet pas dekadash: çfarë fshihet nën ishullin legjendar

Misteri i Bermudës zgjidhet pas dekadash: çfarë fshihet nën ishullin legjendar

Një prej mistereve më të vjetra gjeologjike të Oqeanit Atlantik mund të jetë më në fund i zgjidhur. Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar pse Bermuda një grup i vogël ishujsh në mes të Atlantikut Verior vijon të qëndrojë në sipërfaqe, edhe pse vullkanet e tij janë shuar prej më shumë se 30 milionë vitesh. Një ekip studiuesish nga Instituti Carnegie për Shkencë dhe Universiteti i Yale-it zbuloi se nën Bermudë fshihet një strukturë masive shkëmbore, e formuar pas shpërthimeve të fundit vullkanike, që ka mbajtur ishullin “pezull” mbi ujë që nga kohët parahistorike. Për dekada, shkencëtarët ishin përballur me një paradoks: zakonisht, ishujt vullkanikë në oqean kanë nevojë për aktivitet të vazhdueshëm të nxehtësisë nga thellësia e Tokës për të mos u fundosur gradualisht. Por...