Ministrja Kusari-Lila mori pjesë në hapjen e Panairit të Gruas, riafirmon mbështetjen për gratë ndërmarrëse
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, mori pjesë në hapjen solemne të Panairit të Gruas, të organizuar nga Shoqata e Grave Ndërmarrëse pranë Odës Ekonomike të Kosovës. Ky aktivitet mblodhi rreth 50 organizata dhe biznese të drejtuara nga gra ndërmarrëse, duke dëshmuar potencialin, kreativitetin dhe përkushtimin e grave të Kosovës dhe rajonit. Panairi krijoi një hapësirë për promovimin e produkteve dhe shërbimeve të tyre, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, sektorit privat dhe partnerëve zhvillimorë. Me këtë rast, ministrja Kusari-Lila theksoi se mbështetja për gratë ndërmarrëse mbetet një nga prioritetet e politikave të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit. Ajo nënvizoi se, përmes skemave të granteve, mekanizmave të financimit dhe krijimit të Divizionit të veçantë për Gratë Ndërmarrëse në...
Burimi:
kultplus.com