MIK Festival, katër mbrëmje artistike në edicionin e nëntë me muzikë, balet dhe serenata

MIK Festival, katër mbrëmje artistike në edicionin e nëntë me muzikë, balet dhe serenata

Nga Julia Vrapi Muzika, performancat artistike dhe shfaqje baleti u bënë pjesë e jetës kulturore të Korçës përmes edicionit të nëntë të “MIK Festival”, i cili solli në qytet një seri mbrëmjesh artistike me pjesëmarrje të artistëve shqiptarë dhe të huaj. Festivali nisi në ambientet e Hanit të Pazarit dhe vijoi përgjatë ditëve të zhvillimit të tij në disa prej hapësirave të Korçës dhe zonave përreth. Nën kujdesin artistik të sopranos së njohur Inva Mula, edicioni i nëntë i “MIK Festival” këtë vit përfshiu katër mbrëmje artistike, duke krijuar një hapësirë për interpretues vendas dhe ndërkombëtarë dhe duke pasuruar kalendarin kulturor të qytetit këtë sezon. Një nga momentet e veçanta këtë edicion të festivalit që u zhvillua në qytetin e Korçës ishte dhe mbrëmja kushtuar...