Mevlan Shanaj: Pse heshtin artistët dhe mungon debati profesional për artin e kulturën?

Mevlan Shanaj: Pse heshtin artistët dhe mungon debati profesional për artin e kulturën?

Regjisori Mevlan Shanaj ngre shqetësimin për heshtjen e artistëve dhe intelektualëve përballë zhvillimeve në art, kulturë dhe problematikave të ndryshme shoqërore. Sipas tij, mungesa e debatit dhe e mendimit të lirë dëmton zhvillimin e shoqërisë dhe e bën heshtjen bashkëfajtore me problemet.  Në rrjete sociale, regjisori Shanaj shprehet për mungesën e reagimit mes artistëve dhe të debatit profesional në art e kulturë. “Vazhdoj të mbetem i befasuar nga heshtja pothuajse e plotë e artistëve për t’u shprehur mbi realizimet e kolegëve të tyre. Nuk po flas për analiza të gjata e studime kritike. Edhe një opinion i shkurtër, një përgëzim, një urim për sukses apo për shëndet, rrallëherë ndodh të dëgjohet. Ndërkohë, kur prekën tema tabu ose çështje që lidhen me administratën shtetërore, zëri i...