Mediat zbulojnë fitimet nga dueli Prenga–Joshua, britaniku kryeson me diferencë të madhe
Edhe pse ende nuk janë publikuar të dhëna zyrtare për shpërblimet financiare të meçit mes Nelson Prengës dhe Anthony Joshuas, mediat kanë raportuar shifrat që dy boksierët dyshohet se kanë përfituar nga kjo përballje. Sipas raportimeve, boksieri shqiptar Nelson Prenga është paguar rreth 1.17 milionë euro, ndërsa Anthony Joshua ka arkëtuar afërsisht 4.68 milionë euro për paraqitjen e tij në ring. Megjithatë, kjo shumë konsiderohet më e ulët për boksierin britanik në krahasim me fitimet që ka arkëtuar nga disa prej ndeshjeve të tij të mëparshme. Pavarësisht mungesës së konfirmimit zyrtar, këto shifra kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe tifozëve, duke reflektuar diferencën e madhe në të ardhurat mes dy boksierëve./Kultplus.com
Burimi:
kultplus.com