Me moton “Qielli i hapur. Mendje të hapura!” nis festivali “Dea Open Air 2026”
Festivali ndërkombëtar i filmit “Dea Open Air” nisi në Tiranë edicionin e 13-të. Festivali vjen këtë vit nën moton “Qielli i hapur. Mendje të hapura!”, ku për disa ditë me radhë, amfiteatri dhe mjediset e Universitetit të Arteve do të shndërrohen në një hapësirë takimi mes kineastëve, artistëve, studiuesve, studentëve dhe publikut, të bashkuar nga besimi në fuqinë e kinemasë për të krijuar dialog, reflektim dhe mirëkuptim. Ceremonia e hapjes mblodhi përfaqësues të trupit diplomatik, institucioneve kulturore, universiteteve, industrisë së filmit dhe medias, prefektin e Tiranës Shkëlqim Hajdari si dhe artistë e kineastë nga vende të ndryshme të botës, duke konfirmuar profilin ndërkombëtar të festivalit dhe rolin e tij si një platformë e rëndësishme shkëmbimi kulturor. Në fjalën e tij përshëndetëse, themeluesi dhe drejtori i...
Burimi:
sot.com.al