Mbledhja e Bordit Menaxhues të Eurimages në Romë, në fokus bashkëpunimi dhe zhvillimi i projekteve filmike

Mbledhja e Bordit Menaxhues të Eurimages në Romë, në fokus bashkëpunimi dhe zhvillimi i projekteve filmike

Bordi i Drejtimit i Eurimages zhvilloi mbledhjen e tij plenare përgjatë dy ditëve në qershor në Romë në Studiot e Cinecittà, me ftesë të “Direzione Generale Cinema e Audiovisivo” të Ministrisë italiane të Kulturës. Qendra Kombëtare e Kinematografisë bën me dije se diskutimet kryesore në mbledhjen që u zhvillua në datat 25-26 qershor përfshinin: Shqyrtimin e kërkesave për anëtarësim në fondin e Eurimages; Diskutimin mbi sistemin e vlerësimit të projekteve dhe strategjinë e fondit për të ardhmen e afërt; Procesi i përzgjedhjes së Drejtorit Ekzekutiv të fondit. “Si pjesë e mbledhjes, Sekretaria e Eurimages organizoi një sesion të dedikuar prezantimi dhe rrjetëzimi për producentët italianë, duke vënë në dukje mundësitë dhe mekanizmat e mbështetjes të fondit”, thuhet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK). Anëtarët e...