Kanali i Setës, një udhëtim mes natyrës së egër dhe mjeshtërisë së banorëve të Dibrës
Mes maleve të Lurës, aty ku shkëmbinjtë bien thikë mbi kanion dhe lumi Setë ka çarë ndër shekuj terrenin, fshihet një prej veprave më të veçanta të ndërtuara nga dora e njeriut në Dibër. Kanali i Setës shtrihet mbi faqet e Gjallicave të Lurës, duke ndjekur një terren të vështirë që sot tërheq jo vetëm banorët e zonës, por edhe vizitorë e eksplorues të natyrës. Udhëtimi drejt tij nis në Çidhen. Rruga kalon mes gjelbërimit, pemëve frutore dhe parcelave të punuara, ndërsa zhurma e ujit shoqëron vizitorin që nga hapat e parë. Pas një ngjitjeje të lehtë shfaqet kanali, i cili vijon përgjatë shpatit të malit dhe hap përpara syve një panoramë të thellë të kanionit. Shtegu është i ngushtë dhe në disa segmente kalon...
Burimi:
kultplus.com