Gjurmët e qytetit antik dalin sërish në dritë në Apoloni
Gërmimet arkeologjike studimore në Parkun Arkeologjik të Apolonisë po sjellin në dritë të dhëna të reja mbi historinë dhe zhvillimin e një prej qyteteve më të rëndësishme të botës antike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se kërkimet po zhvillohen në kuadër të misionit shqiptaro-francez në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, me fokus te një prej monumenteve publike më të rëndësishme të qytetit antik. Çdo shtresë e zbuluar gjatë punës arkeologjike përbën një dëshmi të vlefshme për të kuptuar më nga afër historinë e Apolonisë, zhvillimin urbanistik dhe mënyrën e organizimit të jetës publike në qytetin antik. Gonxhja thekson se përmes kërkimit shkencor dhe dokumentimit të kujdesshëm arkeologjik po bëhet i mundur rivlerësimi i organizimit...
Burimi:
kultplus.com