Materialet e papërshtatshme rrezikonin arkivin fotografik, muzeu “Marubi” realizon procesin e konservimit
Nga Julia Vrapi Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” është një institucion i rëndësishëm muzeor në vendin tonë, i cili ka një rol të veçantë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë fotografike, si dhe ka një nga koleksionet më të mëdha të fotografisë në Ballkan. Megjithatë, materialet e vjetra dhe të papërshtatshme të ruajtjes kanë përbërë rrezik për dëmtimin e arkivit, ndaj prej disa vitesh është ndërmarrë një proces i mirëstrukturuar konservimi. Ky proces ka transformuar ndjeshëm mënyrën e ruajtjes së arkivit fotografik. Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” në Shkodër bën me dije se në qendër të këtij procesi ka qenë zëvendësimi i materialeve të papërshtatshme të ruajtjes me materiale profesionale arkivore. “Prej vitit 2017, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ka ndërmarrë një proces të thelluar...
Burimi:
sot.com.al