“Liria na bashkon”, tre ansamble kombëtare nën ritmet e këngëve dhe valleve tradicionale

“Liria na bashkon”, tre ansamble kombëtare nën ritmet e këngëve dhe valleve tradicionale

Nga Julia Vrapi Tre ansamble kombëtare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të bashkohen në një koncert të përbashkët në Gjakovë. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” sjell koncertin festive “Liria na bashkon” në Gjakovë në kuadër të Ditës së Çlirimit, një mbrëmje kushtuar trashëgimisë sonë kulturore, historisë dhe lidhjeve të pandashme mes shqiptarëve kudo që jetojnë. Sipas Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në koncertin që do të zhvillohet me pjesëmarrjen e tre ansambleve kombëtare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, publiku do të përjetojë një udhëtim artistik përmes këngëve, valleve dhe traditave që ruajnë e përcjellin identitetin tonë kombëtar brez pas brezi. Koncerti ku do të marrin pjesë si të ftuar edhe Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe...