Liqeni i Zi i Radomirës, destinacion për turistët e aventurës

Liqeni i Zi i Radomirës, destinacion për turistët e aventurës

Fshati i Radomirës, 37 km nga Dibra është kthyer vitet e fundit në një destinacion të preferuar për të pasionuarit pas ngjitjeve në mal. Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ndau sot pamje nga liqeni i Zi në Radomirë, i cili ndodhet në zemër të Parkut Kombëtar Korab Koritnik. “Liqeni i Zi i Radomirës është një nga perlat më të veçanta natyrore të Shqipërisë. I formuar nga akullnajat dhe i rrethuar nga pyje ahu e pishash, një peizazh i paprekur”, shkruan Japuaj. Sipas ministrit, liqeni është “një destinacion për ata që kërkojnë aventurë, ajër të pastër dhe bukurinë autentike të Alpeve Lindore shqiptare”. Liqeni në dimër ngrin në sipërfaqe dhe ka një hapësirë prej 0.8 ha. Është i pasur me një botë të gjallë. Ka vlera...