Bill Gates paralajmëron: Inteligjenca Artificiale mund të sjellë një nga periudhat më të trazuara të historisë moderne
Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka paralajmëruar për ndryshimet e thella që Inteligjenca Artificiale pritet të sjellë në shoqëri, duke e cilësuar periudhën që po afron si një nga më të “turbulltat” në historinë moderne. Në një ese të gjatë dhe në një intervistë për The New York Times, Gates argumenton se Inteligjenca Artificiale nuk është thjesht një tjetër revolucion teknologjik. Sipas tij, shpejtësia me të cilën po zhvillohet kjo teknologji, aftësia e saj për të kryer detyra që më parë kërkonin gjykim njerëzor dhe integrimi i saj i shpejtë në jetën e përditshme po krijojnë një situatë të paprecedentë. Gates ka shprehur shqetësime edhe për vetë industrinë e IA-së. Sipas tij, njerëzit që e njohin më mirë këtë teknologji mund të jenë më të...
Burimi:
kultplus.com