Ekspozita fotografike për Nënë Terezën hapet në Zagreb

Ekspozita fotografike për Nënë Terezën hapet në Zagreb

Një ekspozitë fotografike kushtuar Shën Nënë Terezës është hapur në Zagreb, duke sjellë përmes fotografive momente nga jeta dhe veprimtaria e figurës së njohur shqiptare me famë botërore. Më 26 gusht 2026, në Atelier LM në Zagreb, u hap ekspozita fotografike “Majka Terezija – St Teresa of Calcutta”, e fotografit të njohur kroat Zvonimir Atletić. Ekspozita, e organizuar nga Qendra Kroate e Fotografisë (Hrvatski Fotografski Centar), nën drejtimin e Luka Mjedës, sjell përmes objektivit fotografik momente që pasqyrojnë thjeshtësinë, përkushtimin dhe humanizmin e Nënë Terezës – Gonxhe Bojaxhiut. Përmes fotografive, ajo shfaqet si një figurë që tejkaloi kufijtë e vendeve dhe kulturave, duke u shndërruar në simbol botëror të dashurisë, solidaritetit dhe dinjitetit njerëzor. Ngjarja kulturore u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe...