Serbia e tërheq ekipin e basketbollit, shmanget përballja me Kosovën në Taranto

Serbia e tërheq ekipin e basketbollit, shmanget përballja me Kosovën në Taranto

Serbia ka vendosur që ta tërheqë ekipin në basketbollin 3×3, ku ishte planifikuar dueli me Kosovën. Organizatori ka njoftuar për ndryshimet në orarin e transmetimeve të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026“, pas tërheqjes së Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut nga gara e basketbollit 3×3. Vendimi i Serbisë tërheq vëmendje të veçantë për Kosovën, pasi përfaqësuesja serbe ishte shortuar në të njëjtin grup me Kosovën, ndërsa dy ekipet kishin të planifikuar përballjen më 29 gusht. Unioni i Transmetuesve Evropianë-EBU, ka komunikuar se, si pasojë e tërheqjeve, është ndryshuar orari i garave dhe versioni i ri zëvendëson atë të shpërndarë më herët. Edhe pse nuk është dhënë ndonjë arsye zyrtare që tërheqjen e Serbisë ta lidhë me Kosovën, koha dhe rrethanat e tërheqjes kanë ngritur pikëpyetje, pasi Serbia...