Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë
Kryeministri në detyrë vlerësoi sukseset ndërkombëtare të Dr. Ardian Jusufit dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në avancimin e robotikës dhe teknologjisë në Kosovë. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit studiuesin dhe profesorin shqiptar në Universitetin e Cyrihut, Dr. Ardian Jusufi, një nga emrat e spikatur në fushën e inteligjencës artificiale dhe robotikës së frymëzuar nga biologjia, transmeton albinfo.ch. Në një postim në Facebook, Kurti theksoi se Dr. Jusufi së fundmi është përzgjedhur në listën e ngushtë të nominimeve të Falling Walls Foundation për një zbulim shkencor, ndërsa kujtoi se ai ka përfunduar doktoraturën në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley dhe studimet postdoktorale në universitetet prestigjioze të Kembrixhit dhe Harvardit. Gjatë takimit, u diskutua për mundësitë që ofron sektori i...
Burimi:
kultplus.com