Rreziku nga nëndetësja bërthamore “Komsomolets”, skadon izolimi 30-vjeçar, çliron lëndë radioaktive në det
Mbetjet e nëndetëses bërthamore sovjetike “Komsomolets”, e cila u fundos në vitin 1989 në brigjet norvegjeze, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim mjedisor afatgjatë. Një raport i publikuar në mars të vitit 2026 ka zbuluar se reaktori bërthamor i mjetit po degradohet, duke lëshuar periodikisht re të dukshme të materialit radioaktiv në mjedisin detar përmes një kanali ventilimi. Ky zhvillim përkon me skadimin e afatit të materialeve izoluese të vendosura tri dekada më parë. Ndërhyrjet inxhinierike në det të thellë, të realizuara mes viteve 1995 dhe 1996 me qëllim izolimin e çarjeve të trupit të anijes dhe tubave të silurëve, ishin parashikuar të zgjasnin vetëm 30 vjet, afat i cili përmbushet plotësisht në korrik të këtij viti. “Komsomolets është një bombë me sahat që tik-takon në...
Burimi:
javanews.al