“Kur toka flet me emra- Hapësira si kujtesë”, konferencë në ASH kushtuar antropologjisë gjuhësore dhe toponimisë
Konferenca shkencore ndërkombëtare “Kur toka flet me emra- Hapësira si kujtesë” iu kushtua antropologjisë gjuhësore dhe toponimisë. Një veprimtari shkencore, që u organizua nga Instituti i Antropologjisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Veprimtaria u zhvillua me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, kryetarit të Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi, anëtarëve të Kryesisë së Akademisë, nënkryetarit të komunës Arbëreshe të Ururit (Itali) dr.Emiliano Plescia, drejtoreshës së përgjithshme të AKKSHI-t znj. Daniel Pirushi. Gjithashtu konferenca përbashkoi edhe një numër të konsiderueshëm studiuesish të fushave të antropologjisë gjuhësore, gjuhësisë dhe letërsisë nga vendi dhe jashtë tij. Të pranishëm ishin dhe një numër i konsiderueshëm mbledhësish vendorë, kryesisht nga rajonet e Dibrës, Korçës, Pogradecit,...
Burimi:
sot.com.al