Kur qielli mbushet me shpirtra – një lexim artistiko-filozofik i poezisë së Dije Demiri Frangut

Kur qielli mbushet me shpirtra – një lexim artistiko-filozofik i poezisë së Dije Demiri Frangut

Timo Merkuri Në poezinë e Dije Demiri Frangut, qielli nuk hapet si një hapësirë paqeje dhe prehjeje, por si një vend ku mblidhet dëshmia e një krimi. “Në qiell u bë tollovi e madhe shpirtrash” është një varg që, në pamje të parë, flet për të vdekurit, por në thelbin e tij flet për trazimin moral që lë pas një masakër. Shpirtrat nuk janë aty sepse jeta e tyre u mbyll natyrshëm; ata janë ngritur drejt qiellit nga një dhunë që ua ndërpreu rrugën në mes. Kjo poezi nuk filozofon mbi vdekjen si një fat të pashmangshëm njerëzor. Ajo zbret te burimi i saj i errët: te dora që e solli, te krimi që e prodhoi dhe te heshtja e atyre që duhej ta ndalonin....