Kur ekrani ndizet në gusht: 10 filma që nuk duhen humbur
Muaji gusht sjell një larmi premiera që përfshijnë thrillerë post-apokaliptikë, komedi romantike, filma horror, drama të fuqishme dhe aventura familjare. Nga rikthimi i regjisorit legjendar Ridley Scott me The Dog Stars, te komedia romantike One Night Only dhe filmi që për vite me radhë dukej se nuk do të publikohej kurrë, Coyote vs. Acme, këto janë 10 prodhimet më interesante që do të mbërrijnë në kinema dhe në platformat e transmetimit gjatë muajit gusht. 1. One Night Only Regjisori Will Gluck rikthehet në zhanrin e komedisë romantike me One Night Only, ku protagonistë janë Monica Barbaro dhe Callum Turner. Në pamje të parë filmi ndjek formulën klasike të një romance mes dy të rinjve tërheqës në New York, por historia zhvillohet në një realitet alternativ...
Burimi:
kultplus.com