Kultura shqiptare më pranë diasporës përmes projekteve të përbashkëta institucionale

Kultura shqiptare më pranë diasporës përmes projekteve të përbashkëta institucionale

Një marrëveshje e re bashkëpunimi synon të forcojë lidhjet mes institucioneve shqiptare dhe komuniteteve në diasporë, përmes nismave që ruajnë dhe promovojnë trashëgiminë kulturore kombëtare. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Diasporës nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt ruajtjes, dokumentimit dhe promovimit të trashëgimisë dokumentare e kulturore shqiptare, brenda dhe jashtë vendit. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë shprehet se përmes kësaj marrëveshjeje do të zhvillohen projekte të përbashkëta, ekspozita, konferenca, botime shkencore dhe nisma digjitale, me synim forcimin e lidhjeve mes institucioneve shqiptare dhe komuniteteve tona në diasporë. “Në kuadër të këtij bashkëpunimi, pritet të intensifikohet edhe ndërveprimi me ambasadat dhe përfaqësitë diplomatike shqiptare nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Diasporës, duke krijuar mundësi të reja për promovimin e kulturës, historisë...