“Kujtesa” e EtnoFest hapi edicionin e 16-të
Ka diçka që koha nuk arrin ta marrë me vete: kujtesën. Kujtesa jeton në atë që vazhdojmë të bëjmë, në mënyrën si këndojmë, si krijojmë, si i ruajmë zakonet dhe si ua përcjellim ato brezave që vijnë. Sepse një popull që harron kujtesën e vet, me kalimin e kohës humb edhe një pjesë të vetvetes. Dhe vetëm kur e njohim rrugën që na ka sjellë deri këtu, mund ta ndërtojmë me vetëdije të ardhmen. Mbrëmë Etno Festi hapi dyert e edicionit të gjashtëmbëdhjetë. Nata e parë e këtij edicioni shënoi një fillim magjik, të mbushur me emocione, art dhe krijimtari. Tema e këtij edicioni na kujton rrugëtimin tonë dhe gjithçka kemi ndërtuar së bashku, duke iu kushtuar plotësisht temës qendrore: “Kujtesa”. Dita e hapjes ishte...
Burimi:
kultplus.com