Kryeqyteti nderon Grupin “Marigona” për kontributin shumëvjeçar në muzikën dhe kulturën e Kosovës

Kryeqyteti nderon Grupin “Marigona” për kontributin shumëvjeçar në muzikën dhe kulturën e Kosovës

Kryetari i Kryeqytetit, Perparim Rama, ka mirëpritur Grupin “Marigona”, të cilit i ka ndarë një mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm dhe shumëvjeçar në muzikën dhe kulturën e Kosovës. Sipas njoftimit, kjo mirënjohje është ndarë në prag të koncertit të fundit të grupit, si shprehje e respektit dhe falënderimit për trashëgiminë artistike që “Marigona” ka lënë ndër vite, si dhe për ndikimin e saj në jetën kulturore të vendit. Në njoftim theksohet se muzika është një nga vlerat që bashkon breza dhe lë gjurmë në kujtesën e një qyteti, ndërsa Grupi “Marigona” vlerësohet për rolin e rëndësishëm që ka pasur në pasurimin e skenës muzikore dhe kulturore të Kosovës./KultPlus.com