Krijimtaria dhe kritika muzikore në “Tryezën e Muzikologjisë”

Krijimtaria dhe kritika muzikore në “Tryezën e Muzikologjisë”

Krijimet muzikore të studentëve të kompozicionit nga këndvështrimi muzikologjik, në fokus të Seminarit Kritik-Tryeza e Muzikologjisë. Universiteti i Arteve thotë se Seminari Kritik – Tryeza e Muzikologjisë, është jo vetëm një detyrim akademik, por tashmë është zgjeruar në përmasat e një aktiviteti bashkëpunues mes vetë studentëve të muzikologjisë dhe kompozicionit, si edhe pedagogëve respektivë. Nën drejtimin e Prof. Dr. Zana Shuteriqi Prela, Prof. As. Dr. Holta Sina Kilica, Prof. As. Dr. Edmir Ballgjati, Prof. As. Dr. Manjola Tërshana, si dhe me pjesëmarrjen e pedagogëve Prof. Endri Sina dhe as/lekt. Arjan Brahimi, studentët e muzikologjisë Enxhi Tuci, Sindi Qosja, Anisa Jaupaj, Sara Caca dhe Anxhela Kanina referuan analizat e tyre muzikologjike mbi krijimet e studentëve të kompozicionit Erind Bajo, Fabio Jaupaj, Niko Boçi, Justinian Kissi dhe...