Kori i Teatrit të Operës dhe Baletit këndon shqip në Festivalin e Koreve “Sergio Chiarlo” në Itali

Kori i Teatrit të Operës dhe Baletit këndon shqip në Festivalin e Koreve “Sergio Chiarlo” në Itali

Nga Julia Vrapi Kori i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin e Koreve “Sergio Chiarlo”, që do të zhvillohet në Savigliano, Piemonte, Itali. Në këtë festival, ku marrin pjesë kore nga shtete të ndryshme të botës, Kori i TKOB-së do të interpretojë një repertor shqiptar, duke sjellë për publikun italian tingujt, traditën dhe shpirtin e pasur të muzikës korale shqiptare.  Pjesëmarrja e Korit të TKOB-së në këtë festival ka rëndësi të veçantë, sepse promovon kulturën shqiptare në skenën ndërkombëtare, ku do të jetë një tjetër prezantim i trupave artistike të këtij teatri në Itali. Pas suksesit të baletit “Carmen” në Bolonjë, këtë herë është Kori i TKOB-së që do të përfaqësojë Shqipërinë në një festival në Itali. Aulon Naçi...