Pas suksesit ndërkombëtar, Varg e Vi me “4 në 1” u prezantua në Kamenicë 

Pas suksesit ndërkombëtar, Varg e Vi me “4 në 1” u prezantua në Kamenicë 

Varg e Vi pas prezantimit të suksesshëm ndërkombëtar me projektin “4 në 1” në Stamboll, Stokholm, Vjenë dhe Frankfurt të Gjermanisë, në kuadër të Kamenica Summer Fest 2026, me një set pikturash të Din Azizit, fotografi të Migjen Fazliut, art postdigjital e konceptual të Avni Rudakut, si dhe stand up komedinë nga Avni Shkodra, ofroi një atmosferë të veçantë verore në oborrin dhe amfiteatrin e Shtëpisë së Kulturës në Kamenicë. Ngjarjen e përshëndeti Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, duke i uruar mirëseardhje publikut që mbushi plot amfiteatrin. Publiku në hyrje të oborrit të Shtëpisë së Kulturës, e pa ekspozitën me piktura të Azizit në anën e djathtë, duke i mbështetur për drunjtë e oborrit, fotografitë e varura në drunj të Fazliut në anën e majtë...