Konferencë ndërkombëtare mbi zhvillimet ekonomike në trojet shqiptare gjatë mesjetës dhe periudhës osmane

Konferencë ndërkombëtare mbi zhvillimet ekonomike në trojet shqiptare gjatë mesjetës dhe periudhës osmane

Studiues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u mblodhën në konferencën shkencore ndërkombëtare “Aspekte ekonomike gjatë mesjetës dhe periudhës osmane në trojet shqiptare”, organizuar nga Instituti i Historisë në bashkëpunim me Institutin e Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë. Veprimtaria mblodhi studiuesit, të cilët paraqitën rezultate të reja kërkimore mbi zhvillimet ekonomike në hapësirën shqiptare nga Mesjeta deri në fund të periudhës osmane. Në fjalën hapëse, akad. Gëzim Hoxha, kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, vlerësoi studimet mbi historinë ekonomike si një dimension themelor për kuptimin e proceseve të zhvillimit shoqëror, politik dhe ekonomik të trojeve shqiptare. Në fjalën përshëndetëse, akad. Hamit Kaba, drejtor i Institutit të Historisë (ASHSH), vlerësoi rëndësinë e kësaj nisme për studimet historike...