Koncerti i Kanye West në korrik, Gonxhja: Shqipëria po bëhet gati për një nga eventet më të mëdha muzikore të vitit

Koncerti i Kanye West në korrik, Gonxhja: Shqipëria po bëhet gati për një nga eventet më të mëdha muzikore të vitit

Më pak se një muaj na ndan nga koncerti i shumëpërfolur i Kanye West në Shqipëri, ndërsa institucionet po vijojnë përgatitjet për organizimin e këtij eventi. Në këtë kuadër, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur zhvillimin e një takimi me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera përgjegjëse për sigurinë dhe mbarëvajtjen e koncertit. “Ishim në terren së bashku me përfaqësues nga Bashkia Tiranë, APR, Policia e Shtetit, Emergjencat Civile, Qendrat Kombëtare e Urgjencave Mjekësore, Shërbimi Zjarrfikës dhe OSHEE, për të koordinuar çdo detaj organizativ dhe për të garantuar sigurinë, mbarëvajtjen dhe një eksperiencë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit. Numërimi mbrapsht ka nisur! Shqipëria po bëhet gati për një nga eventet më të mëdha muzikore të vitit”,...