Komedia “Martini”, që trajton lirinë personale, marrëdhëniet familjare dhe vetminë, premierë në teatrin “Bylis”
Komedia “Martini” shënoi premierën këtë sezon në skenën e teatrit “Bylis” në qytetin e Fierit. Vepër e autorit të njohur Odise Plaku erdhi në skenë me regji nga Adelina Muça. Komedia “Martini” është historia e dy grave, Laura dhe Media, të cilat me humor, kujtime dhe ëndrra të parealizuara zbulojnë anët më të fshehta të vetes. Një takim i zakonshëm mes dy mikeshash të vjetra shndërrohet në një udhëtim plot të qeshura, rrëfime të sinqerta dhe situata të papritura, ku publiku do të gjejë pjesë nga vetja, familja dhe përditshmëria e tij. Me interpretim nga Adelina Muça dhe aktorja Julia Ilirjani u soll për publikun dhe një nga komeditë e veçanta të sezonit teatror. Përmes një gjuhe të gjallë skenike dhe dialogëve të mprehtë, autori...
Burimi:
sot.com.al