Këngë me poezitë e Lasgushit, artisti pogradecar Xhon Jesku prezanton nismën e tij
Poezitë e pavdekshme të Lasgush Poradecit, si “Më zu një mall”, “Malli”, “U patmë nisur”, “Vallja e Yjeve”, “Ku shtrohet vala” dhe “Poradeci”, janë bërë burim frymëzimi për kantautorin pogradecar Xhon Jesku, i cili ka krijuar gjashtë këngë të reja të mbështetura në lirikat e poetit të madh. Sipas vetë artistit, kjo është një punë e vështirë dhe një përgjegjësi e madhe, pasi kthimi i vargjeve të Lasgushit në tinguj kërkon ndjeshmëri artistike dhe respekt maksimal për veprën e lirikut të madh shqiptar. “Ka qenë një përgjegjësi e madhe, pasi duhej me patjetër të inspiroheshe dhe të shkruaje mbi vargjet e tij dhe më pas t’i përshtasje në këngë“, shprehet Xhon Jesku. Pjesë e koncertit “Valsi i Yjeve” ishte edhe vajza e Lasgush Poradecit, Maria...
Burimi:
vizionplus.tv