Autostrada Biennale, Komuna e Prizrenit dhe Allianz Foundation vazhdojnë partneritetin për zhvillimin e kulturës dhe turizmit kulturor në Prizren

Autostrada Biennale, Komuna e Prizrenit dhe Allianz Foundation vazhdojnë partneritetin për zhvillimin e kulturës dhe turizmit kulturor në Prizren

Autostrada Biennale, Komuna e Prizrenit dhe Allianz Foundation vazhdojnë partneritetin dhe bashkëfinancimin për periudhën 2026-2027, pas përfundimit me sukses të fazës së parë të bashkëpunimit gjatë viteve 2024-2025. Përmes këtij partneriteti janë realizuar investime dhe programe të rëndësishme që kanë kontribuar në zgjerimin e infrastrukturës kulturore dhe zhvillimin e artit, kulturës dhe turizmit kulturor në Prizren. Ndër rezultatet kryesore të fazës së parë janë renovimi dhe funksionalizimi i Shtëpisë së Shani Efendiut si hapësirë kulturore për komunitetin, si dhe zgjerimi i Autostrada Hangar – Qendra për Art Bashkëkohor përmes zhvillimit dhe funksionalizimit të Hangar II. Në fazën e dytë, partneriteti do të vazhdojë me zhvillimin e programeve të reja kulturore, edukative dhe publike në këto hapësira, zhvillimin e hapësirave të gjelbra në Autostrada Hangar dhe...