Haxhiu pret bashkëatdhetarët në Kuvendin e Kosovës: Bashkatdhetarët tanë e mbajnë Kosovën me vete kudo që janë
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka pritë bashkatdhetarët në Kuvendin e Republikës së Kosovës. “Sot patëm kënaqësinë t’i mirëpresim bashkatdhetarët tanë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kuvendi i hap dyert çdo vit për mërgatën tonë, për t’i afruar edhe më shumë me institucionin ku merren vendimet për të ardhmen e vendit tonë. Për shumë prej tyre, kjo ishte hera e parë që panë nga afër sallat e Kuvendit, vendin ku përfaqësohet zëri i qytetarëve të Kosovës. Gjatë vizitës, ata patën mundësi të takojnë edhe deputetë të Legjislaturës së XI dhe të bashkëbisedojnë për Kosovën, për kontributin e mërgatës dhe për lidhjen e fortë që na bashkon. Bashkatdhetarët tanë e mbajnë Kosovën me vete kudo...
Burimi:
kultplus.com